Sunday , April 21 2019
Lajmi i fundit

PDS: KONFERENCA ZGJEDHORE ME 30 QERSHOR

DPS Ulcinj 2Konferenca zgjedhore e Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin do të mbahet me 30 qershor, u vendos në mbledhjen e Këshillit Komunal dhe Ekzekutiv të kësaj parti.

Kryetari i PDS-së në Ulqin Loro Nrekiq njoftoi të pranishmit me Planin e aktiviteteve që do ti paraprijnë konferencës në fjalë. U vendos që në dy muajt e ardhshëm të mbahen mbledhjet e të gjithë organizatave lokale në të cilët do të propozohen përfaqësuesit për Konferencën Komunale Zgjedhore, si dhe kandidatët për përbërjen e re të Këshillit Komunal.

Në mbledhje ishin të pranishëm koordinatori në emër të Kryesisë Halil Dukoviq dhe anëtari i Këshillit Ekzekutiv i PDS-së së Malit të Zi Bojan Gjakonoviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top