Sunday , August 18 2019
Lajmi i fundit

PDS: SEAD OSMANOVIQ KRYETAR I KËSHILLIT KOMUNAL

sead_osmanovicSekretari për financa dhe buxhet i Komunës së Ulqinit Sead Osmanoviq do të jetë kryetari i ri i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin, mëson Portali Ul-info.

Për këtë propozim të bazës partiake është fituar pëlqimi i Kryesisë së PDS-së, ndërsa vendimi përfundimtar do të sillet në mbledhjen e Këshillit në Ulqin në fillim të javës së ardhshme.

Mr. Sead Osmanoviq lindi me 24.05.1983 në Tivar. Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në Ulqin, si nxënësi më i mirë i gjeneratës. Diplomoi dhe magjistroi shkencat ekonomike në Universitetin e Malit të Zi në Podgoricë. Autor është i disa punimeve shkencore nga fusha e financave.

Nga viti 2005 deri në 2011 punoi në Komisionin për letrat me vlerë.

Në vitin 2011 kreu detyrën e sekretarit për financa në Komunë të Ulqinit, e pastaj prapë nga viti 2016 deri më sot.

Anëtarë i Këshillit Komunal dhe Ekzekutiv të PDS-së në Ulqin në disa përbërje.

Ishte kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016.

I martuar, me bashkëshorten Xhevahiren, me të cilën ka një djalë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top