Wednesday , August 12 2020
Lajmi i fundit

PDS: “SHQIPËRIA NATYRALE” NË KUNDËRSHTIM ME SYNIMET E KOALICIONIT

“Jemi të bindur që dhe partnerët tanë nga Iniciativa qytetare janë të vetëdijshëm që bëhet fjalë për projektin i cili bie ndesh me synimet tona të koalicionit dhe të cilat nuk do të kontribuojnë në realizimin e asnjë përfitimi politik”, është deklaruar nga Partia demokratike socialiste, mbas deklaratës së Vasel Sinishtajt që do ta nënshkruante peticionin për formimin e “Shqipërisë Natyrale”.

Kryetari i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj tha të martën për portalin RTCG që ai nuk është nënshkrues i iniciativës, por që nuk do të kishte asgjë kundër që ta nënshkruaj.

“Jemi të bindur që dhe partnerët tanë nga Iniciativa qytetare, me të cilët na lidh pikërisht interesi shtetërorë i përbashkët  për ruajtjen e stabilitetit vendas dhe regjional, anëtarësimin sa më të shpejtë në NATO dhe BE, si dhe progresi dinamik ekonomik dhe shoqëror i shtetit, janë të vetëdijshëm që bëhet fjalë për projektin i cili bie ndesh me synimet tona të koalicionit dhe të cilat nuk do të kontribuojnë në realizimin e asnjë përfitimi politik”, thuhet në reagimin e PDS-së.

Nga kjo parti theksojnë që me ripërtrirjen e shtetësisë malazeze dhe me proceset dinamike të integrimit për anëtarësim të plot në BE dhe NATO është vendosur pika në të gjitha idetë  e mëdha shtetërore në Ballkan, kështu dhe në idenë e krijimit të të ashtuquajturës Shqipërisë Natyrale. “Aq më tepër që në ripërtrirjen e shtetit malazez kontribut të njëjtë kanë dhënë të gjithë qytetarët e Malit të Zi, pavarësisht nga përkatësia nacionale dhe fetare, të udhëhequr vetëm me ndjenjën që kjo është shtëpi e përbashkët e të gjithë neve dhe shtëpi e hapur për të gjithë njerëzit qëllimmirë”, shkruan në kumtesë. (RTCG.me)

One comment

  1. Na jepni drejtat e jona e ather do te shohim

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top