PDS Ulqin: Klubi i deputetëve ka dhënë donacion për TKN

 

Klubi i deputetëve i Partisë Demokratike të Socijalistëve në Kuvendin Komunal të Ulqinit, do të paguaj rrogat e tyre mujore në konton e Trupit kordinues nacional për sëmundje infektive të Qeverisë së Malit të Zi, si përkrahje në luftën kundër virusit korona në Mal të Zi.

Ky veprim paraqet një përkrahje simbolike të këshilltarëve të PDS për të gjithë ato që në ketë betejë kundër ketij virus gjinden ne rreshtat e para të frontit, betejë e cila paraqet një sfide të madhe jo vetëm për shtetin tonë, por edhe të fqinjëve tanë dhe më gjërë.

Me këtë rast i bëjmë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të kontrobojnë në këtë betejë me këtë sëmundje të egër, të bashkojmë forcat tona që së bashku ta tejkalojmë sa më shpejt situatën e krijuar. Qytetarët i lusim që të respektojnë masat dhe udhëzimet e TNK dhe të gjithë institucioneve përkatëse dhe të qëndrojnë në shtëpite e tyre sepse kjo është e vetmja mënyrë që të ruajmë shëndetin dhe jetën e të gjithë neve

Klubi i deputetëve PDS Ulqin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…