PDS Ulqin: NEVE NA TAKON FUNKSIONI I ARKITEKTIT KRYESOR

Loro Nrekiq, Ljoro Nrekic, PDS, DPSNga Këshilli komunal i Partisë demokratike të socialistëve pohojnë se kësaj parti i takon funksioni i arkitektit kryesor të qytetit.

Ky funksion është vendosur pas miratimit të Ligjit të ri për planifikim dhe rregullim hapësinor.

„Çdo veprim ndryshe do të nënkuptonte shkelje të marrëveshjes së koalicionit të cilin e kemi nënshkruar me 13 mars të vitit të kaluar. Për këtë njoftuam funksionarët më të lartë partiak“, thanë në PDS duke theksuar se në disa komuna, siç është për shembull Nikshiqi, u.d. i arkitektit kryesor të qytetit është sekretari për rregullim hapësinor.

Përndryshe, ky funksion është veçanërisht i rëndësishëm në procesin e legalizimit të objekteve të ndërtuara në mënyrë ilegale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…