Friday , April 19 2019
Lajmi i fundit

PDS: VJEN MAROVIQI, NESËR NEGOCIATAT ME FORCË

Svetozar Marovic, Svetozar MaroviqPartia demokratike e socialistëve ka angazhuar nënkryetarin e partisë Svetozar Maroviq që urgjentisht të zgjidh problemin rreth formimit të qeverisjes në Ulqin, gjegjësisht që PDS-ja të arrijë marrëveshje me partitë tjera, shkruan CdM.

Në deklaratën për këtë Portal bartësi i listës “Para të fitoi Ulqinit”, Loro Nrekiq ka paralajmëruar për nesër negociatat me Forcën. “Sipas disa informatave që kemi Forca do të vazhdoj të bisedoi me ne, sigurisht që do ti bëjmë këto bisedime”, tha Nrekiq.

Ai tha që në PDS nuk folën se kush do të jetë kryetari i komunës dhe theksoi që PDS gjatë negociatave nuk do të bëjë kompromise sa i përket ndarjes së posteve.

“Ndarja e posteve duhet të jetë e tillë që ti kënaq të gjitha palët. Nuk dëshirojmë asnjë lloj kompromisi, gjatë negociatave do të shohim kush çka kërkon”, tha Nrekiq.

Burimi: Portal CDM  –   http://www.cdm.me/politika/marovic-spasava-dps-u-ulcinju

10 comments

  1. Ta dps tesh vijn dhe thojn neser Nazifi per kryetar edhe tan lamshi bahet prep.

  2. Edhe un mendej se dps ka nxan mend e ka pa se nuk i taken vendi kryetarit e tesh ja afren forces, gja qi isht dasht me noll qysh nstart. Hajt ishalla pra bahet aja pun, se ky koalicije me fatmirin mduket qesharake. Nazifi i pari dps i dyti si parti isht koalicije e mir.

  3. per bko7 a esht e mujtyun qe ne ulqin duhet vetem me qene i verber e mos me pa se cka ka ba dps keta 24 vitet e fundi nese je pak ma i mocem duhen me tu kujtu shum mir lido bari ,port milena, shanku i galebit qe kan dit me shit vetem kafe nga 6 kg ne ate shanke ne dite e pllavi salon, fisen dorf , ceshki kamp,lido,restorani valdanosit ,diskoja galebit diskoja otrantit etj qe esht ni vetem parfume gjermanesh, qe ne gjith keto vende kan punu njerz tane nga ulqini dhe jan politikan te preft e dijn me than se gjoja ata nuk jan vet gja se kan qen shqiptae kryetar nese ata e kan pa se keta jan tej gabu perse esht kryeministri vet fjala flet te mos lejoj apo te lejoj me qellim te bahet zhdukja e ekonomis ne ulqin duke mundsu asimilim qe i ka pas shum sukses ,dhe tash vjen neser oratori me i fort i dps mu mundu si dhelpna me ndryshu punen ne ulqin,mu nuk me cudit maroviqi ,tarzani,etj se ata jan teje deshmu ne thirjen e serbve ne mz ne koalicijon me ta vetem e vetem te rrijn ne pushtet qe sic duket jan ne gjendije te thrasi cdo ken ne koalicion vetem te rrijn ne pushtet,por mu me cudit fakti se si munen ala ne ulqin te thrasin ne koalicijon me dps e pa spjegushme,ket paralel e bera vetem me turize e ku jan sollana tuzi primorja etj etj por prep ma mir i veti i pa dishem se sa i huji zullumqar..

    • Zotni Shpend,

      E vertet isht qi tan ata hotele e ata bare kajn ekzistu dhe tash nuk jan, e vertet ish edhe qi jan shit 6 kg kafe ne dit (ne spic te sezonit) par skajn ekzistu tan kta kafiteri private (piano, avanti, venus, ponte etj etj etj) ku shiten njisaj pak a shum ka 6 kg kafe ne dit.
      DPS I DUHET ULQINI.. SKAJN RRUGDALJE TJETER PAR ME PRU INVESTITOR NE ULQIN. KAJN DEFICIT NE BUDZET TE MALIT TE ZI DHE DO TE BAJN CMOSIN QI ME PRU INVESTIME – KUDA NE MAL TE ZI…
      Isht fakt qi deri tesh kajn cu investime ne komuna tjera, par interesimi per Ulqinin ish ma i madh e ma i madh dita dites..
      Ata nuk jan te “trash” qi me leju me pru investitor ne komun te Ulqinit nese nuk jan ne pushtet lokal. Kajn prit ket dit me ardh ne pushtet e ather me “cil ventilin” per investitor.. Ket scenario e kajn pas edhe ne komunat tjera..
      Isht fakt qi e kajn shkatrru Ekonomin e Ulqinit, por edhe ekonomin e Malit te Zi ne pergjithsi. Kja gja ska ndodh vec ne Mal te zi, ka ndodh ne te gjitha shtetet e ish Yugoslavis – shtetet ne tranzicion.
      Pse ska turizem ne Ulqin?! Kush thot se ska.. Ka shyqyr turista ball per at cka i ofrom. Ka permi 100.000 vet ne dit. Nuk ka faj Marovici e Milloja pse komuna nuk merr 20 – 30 mij euro taksa ne dit prej turistave (1 – 1.2 milion per sezon).
      Ata kajn mujt me na shti ne burg tanve, se tan kena gadit shpija e apartmane pa leje ndertimi. Per arsye se kena gadit kaq kreveta ne akomodime private – nuk i vjen ulqinit era parfem e era Gjermanesha. Tan kena qef me i mush krevetat (e kena ul cmimin ne 5 euro) e tan dona Gjerman e Italian. Gjermani mar mik nuk vjen ktu se smunet me duru ket guzhv e ket papasterti. Nuk vjen ktu se nuk din ku me shku e cka me vizitu (skena ideja, skena programe, skena ofert)

      • Shoku mitolog, mas thuj ma se e prishen fare. Ky isht nji prej komenteve ma t forta. Si me pas qen un vet, ashtu e ke than, par a ke kuj me ja than, a t mer vesht ky popull.
        T pershendes

    • Edhe nji gja..

      Kete Nazifi e din mire. Ka qef me qen me DPS se e din scenarion. Per at arsy ka punu mi largu Fatmirin prej DPS-it, e ne anen tjeter ish ne kontakt te perditshem me “shefat”. Edhe isht shans i madh me ja “rras” (me fal ne shprehje) Fatmirit e tan tjerve edhe se e kajn ba marrveshtjen.

  4. shpend…pozitivna e fatmira tesh e cojn qytetin perpara mesiguri, pa pozitivna ska asnji njeri me vjeft mar ku dijn cka isht pushteti ata, per fatmirin mas t flasim. Un si ulqinak menej se vetem dps me forcen munden me ba dicka per ket vend. Tjert jan kat sa me harxhu nefes e demek se pa bam dicka. Nazifin per kryetar!! dhe t vazhdoj qyteti mu rikamb…….

  5. cili nazim me ja rras fatmirit mar
    fatmiri isht tata-mata ne ulqin isht ma i forti a nuk e shihni se fatmiri asnjiher ska qen ne opozit tesh
    fatmiri isht glavni ne ulqin a e ka desht sekretar me qen e ka marr drejtor ka qen deputet tesh kryetarin e kam marr edhe minister tesh bahet zgjedhjet tjera isht ma i forti duhet me e priznat at cka isht, isht tjeter gja qe na ja kena inat por duhet me fol at cka isht

  6. Forca+union+dps urime perpara ulqin njiher e pergjithmon.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top