PDS: VJEN MAROVIQI, NESËR NEGOCIATAT ME FORCË

Svetozar Marovic, Svetozar MaroviqPartia demokratike e socialistëve ka angazhuar nënkryetarin e partisë Svetozar Maroviq që urgjentisht të zgjidh problemin rreth formimit të qeverisjes në Ulqin, gjegjësisht që PDS-ja të arrijë marrëveshje me partitë tjera, shkruan CdM.

Në deklaratën për këtë Portal bartësi i listës “Para të fitoi Ulqinit”, Loro Nrekiq ka paralajmëruar për nesër negociatat me Forcën. “Sipas disa informatave që kemi Forca do të vazhdoj të bisedoi me ne, sigurisht që do ti bëjmë këto bisedime”, tha Nrekiq.

Ai tha që në PDS nuk folën se kush do të jetë kryetari i komunës dhe theksoi që PDS gjatë negociatave nuk do të bëjë kompromise sa i përket ndarjes së posteve.

“Ndarja e posteve duhet të jetë e tillë që ti kënaq të gjitha palët. Nuk dëshirojmë asnjë lloj kompromisi, gjatë negociatave do të shohim kush çka kërkon”, tha Nrekiq.

Burimi: Portal CDM  –   http://www.cdm.me/politika/marovic-spasava-dps-u-ulcinju

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…