Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Për nder të bamjes: NATË E PAHARRUESHME NË SHESHIN E SERVANTESIT

Dita e BamjeveDisa qindra qytetarë të Ulqinit dhe mysafirë të tyre janë kënaqur të dielën në hotelin “Pallati Venecia”, në sheshin e Servantesit.

Arsyeja e tubimit të paharrueshëm ishte fillimi i manifestimit dyditorë “Ditët e bamjeve”, të cilin ky hotel i njohur e organizon tradicionalisht në bashkëpunim me OT Ulqin.

Mysafirët kishin mundësi të kënaqen me specialitetit e kësaj bime të çudibërëse, si dhe me ëmbëlsirat e Ulqinit.

Për bamjet folën kuzhinierët e njohur Nijazi Resulbegoviq dhe Vuko Mitroviq, gjersa me fjalët e rastit mysafirëve iu drejtuan kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe drejtori i OT Fatmir Gjeka dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit Damir Davidoviq.

Për pjesën muzikore të programit u kujdesën këngëtarët Sllobodan Kovaçeviq dhe Kastriot Marku, gjersa sonte në të njëjtin vend mysafirët do t’i argëtojë Marijana Zllopasha.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top