Saturday , July 4 2020
Lajmi i fundit

Për shkak të kontaktit me personin e infektuar: NJË SKUADËR E URGJENCËS NË VETIZOLIM!

dr-ljiljana-jovicevic01-702x336Një skuadër e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Ulqin prej dje janë në izolim, sepse kishin kontakt me pacientin i cili ishte pozitiv në koronavirus, mëson Portali Ul-info.

Këtë informatë na e pohoi edhe Dr. Lilana Joviqeviq, e cila tha se personat nga një turn i Ndihmës së Shpejtë në Ulqin janë nën mbikëqyrjen profesionale të shërbimit epidemiologjik.

“Ato do të jenë në vetizolim 14 ditë, siç është paraparë me rregullore”, tha ajo duke shtuar se në komunat e Ulqinit dhe Tivarit nën mbikëqyrje janë gjithsej 430 persona.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top