Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Për shkak të kundërshtimit të Qeverisë: AKOMA NUK KA KOMPENSIM KOMUNAL NË ULQIN

Panorama Ulcinj, UlqinShumica e komunave në vend, duke përfshirë edhe Ulqinit, vazhdojnë të presin pëlqimin për vendosjen e kompensimit komunal, i cili sipas Ligjit për veprimtari komunale është përcaktuar si e ardhur e komunës.

Siç shkruan „Pobjeda“, me ligj është definuar që parakusht për vendosjen e kompensimit është pëlqimi i Qeverisë.

Sjelljen e vendimit e bllokon Ministria e financave e cila mban qendrimin që „nga aspekti i ndikimit në ambientin punues, nuk pajtohet me propozimin e vendimit dhe vendosjen e kompensimit komunal, gjersa paraprakisht të mos kryhet reforma e politikës në kuadër të kompensimit për pajisje komunale të tokës ndërtimore dhe kompensimit për rrugë“.

Përndryshe, sipas Ligjit për veprimtari komunale është paraparë kompensimi komunal si e ardhur e komunës dhe burim i mjeteve për kryerjen e veprimtarisë së përbashkët të shpenzimit komunal, e cila përfshinë shërbimet të cilat shfrytëzuesve iu ofrohen në hapësirat publike dhe të tjera dhe objektet publike komunale, të cilat nuk mund të përcaktohen dhe paguhen individualisht.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top