Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

Për shkak të shkeljes së të drejtës për kandidim: M.NIKËS 30 DITË BURGIM ME KUSHT

Gjykata themelore, Osnovni SudZyrtari i Komunës së Ulqinit Muhamet Nika u dënua në fillim të korrikut në Gyjkatën Themelore, në procesin e shkallës së pare, 30 ditë burgim me kusht.
Në vendim (K. Nr. 3/18) thuhet se “dënimi nuk do të kryhet nëse i dënuari në afatin një vjeçar në bazë të vendimit të prerë nuk kryen vepër të re penale”.
Nika u shpall fajtor për shkak të veprës penale “shkelja e të drejtës për kandidim nga neni 184 i Kodit penal të Malit të Zi”, e në bazë të propozimit akuzues të Prokurorisë Themelore Shtetërore në Ulqin.
Gjykata konkludoi se Nika me 9.1.2018 në Ulqin, “me shkeljen e ligjit, në dhe para ndërtesës administrative të Komunës së Ulqinit, në të cilën janë dorëzuar listat zgjedhore për zgjedhjet e lokale, ofendoi dhe kërcënoi anëtarët e partisë politike URA, të cilët erdhën të dorëzojnë listën zgjedhore, duke iu thënë se nuk do tu lejojë të kandidohen në zgjedhjet ”

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top