Wednesday , June 28 2017
Lajmi i fundit

Për shkak të zvogëlimit të koeficientit: PUNËTORËT E KOMUNËS KËRKOJNË 2.000.000 EURO

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjNumri më i madh i të punësuarve dhe një numër i ish punëtorëve do ti dërgojnë javën e ardhshme kryetarit të Komunës Nazif Cungu dhe sekretarit për buxhet dhe financa Sead Osmanoviqit kërkesën për zgjidhje të qetë të kontestit, mëson Portali Ul-info.

Punëtorët pohojnë se me vendim të cilin e solli Cungu në tetor të vitit 2011 deri më sot është zvogëluar vlera e llogaritur e koeficientit në paga për rreth 20 për qind.

„Në rast që ato e refuzojnë propozimin tonë, do të dorëzojmë padinë në gjykatë. Një nga ish punëtorët e ka bërë këtë gjë dhe procesi është në vijim“, thanë ato.

Vlera e përgjithshme të cilën e kërkojnë rreth 250 punëtorë, së bashku me kontributet, është rreth dy milion euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top