Tuesday , December 11 2018
Lajmi i fundit

Për të 18 herë: HAPET “PANAIRI I LIBRIT” NË RANË

Panairi i Librit, Sajam Knjiga 1“Ky është manifestimi më i rëndësishëm kulturor i cili mbahet në Ulqin”, deklaroi kryetari i Komunës Loro Nrekiq duke hapur Panairin e sivjetmë të librit.

Në këtë solemnitet folën edhe ministri i kulturës së Malit të Zi Aleksandar Bogdanoviq, zëvendës ministri i turizmit të Shqipërisë Hajrullah Çeku, drejtori i Organizatës Turistike Fatmir Gjeka, drejtoresha e Institutit për Promovimin e Librit nga Tirana Irena Toçi dhe shkrimtari i njohur shqiptar Namik Dokle.

Të gjithë ato theksuan se Ulqini është qytet i kulturës, gjersa ky manifestim është i rëndësishëm në korniza rajonale.

Panairi i Librit për të 18 herë mbahet në Ranë dhe tuboi rreth 50 botues. Dashamirët e librit do të mund ta vizitojnë deri të mërkurën, me 8 gusht.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top