Tuesday , September 25 2018
Lajmi i fundit

Për Ulqinin më të bukur: DY AKSIONE PASTRIMI NË DY DITË

Aksioni i pastrimit 1Të premten dhe të shtunën u paralajmëruan dy aksione të pastrimit në territorin e komunës së Ulqinit. E para organizohet të premten, në kuadër të projektit botëror “Lets do it”, kur do të pastrohet pjesa e pasme e Plazhit të Madh.

Koordinator të këtyre aktiviteteve janë organizata joqeveritare ADP “Zid” dhe Komuna e Ulqinit.

Një ditë më vonë, të shtunën me 15 shtator, nga disa lokalitete do të mblidhen mbeturinat në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit”.

Siç na njoftoi koordinatorja kryesore e aksionit Masha Tomkoviq nga organizata “Zero Waste Montenegro”, do të pastrohen dy lokalitete: Port Milena (vendi i tubimit – hyrja kryesore e hotelit “Otrant” në ora 10) dhe grykëderdhja e Bunës (vend tubimi – bari i plazhit “Obala” në ora 9).

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top