Tuesday , March 31 2020
Lajmi i fundit

Për vrasje të vjehrrit: ALEKSANDRA GASHI DËNOHET ME 10 VJET BURG

aleksandra-gasi-ubistvo-svekra-osudena-10-godina-zatvora-slika-21651Këshilli penal i gjykatëses Vesna Moshtrokol sot në Gjykatën e lartë të Podgoricës, në procesin e përsëritur gjyqësor, ka dënuar me dhjetë vjet burg Aleksandra V. Gashi (50) nga Ulqini, për shkak të vrasjes së vjehrrit Luzë Gashi (78), tha avokati i saj Tomislav Dediq, ndërsa transmeton Portali UL-info. Gjykata e dënoi atë me dhjetë vjet e një muaj burg, për vrasje dhe mbajtje të paligjshme të armës.

Me vendimin e mëhershëm të këshillit të gjykatësit Evica Durutoviq, e fajësuara Gashi ishte e dënuar me 16 vite burgim, sepse ka kryer vepër penale “vrasje e rëndë nga neni 144 i ligjit penal të Malit të Zi”.

Sipas akuzës së Velko Rutoviq, zëvendësit të prokurorit të lartë të shtetit, Aleksandra Gashi me 9 gusht të vitit 2008 rreth orës 23 në Ulqin në rrugën Ivana Milutinoviqa, ka vrarë Luzë Gashin. Ajo në pjesën e oborrit të shtëpive familjare Gashi nga prita e fshehur në errësirë, e ka pritur vjehrrin. Kur kaloj përmes portës dhe hyri në pjesën e pandriçuar të oborrit, Aleksandra me pistoletë kolt ka gjuajtur në kokë vjehrrin.

Gjatë hetimit, ajo ka pranuar që ka vrarë vjehrrin.  E akuzuar për vrasje Aleksandra Gashi si arsye për vrasje ka cekur që vjehrri ndaj saj ka treguar fanatizëm për shkak se ishte e kombësisë tjetër. (Vijesti)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top