Përfundimet nga mbledhja e koalicionit: KRIZË NUK KA, PËRKRAHJE E PLOTË PËR KRYETARIN E KOMUNËS

hadixha-gjoni“Koalicioni në nivel lokal funksionon dhe nuk ekziston asnjë problem brenda tij i cili nuk mund të tejkalohet dhe i cili mund të jetë frenë në funksionimin e tij të mëtejmë”, thuhet, përveç të tjerash, në përfundimet nga mbledhja e rregullt e koalicionit lokal e cila të shtunën mbrëma u mbajt në Ulqin.

Nënkryetarja e Komunës së Ulqinit dhe nënkryetarja e UDSH-së Hadixha Gjoni ka deklaruar për Portalin Ul-info se është qëndrim unik i koalicionit, të cilin e përbëjnë Partia Demokratike e Socialistëve, Forca e Re Demokratike, Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, që gjatë funksionimit të tij të deritashëm janë të dukshëm rezultatet pozitive. “Janë tejkaluar disa probleme shumëvjeçare, është miratuar Plani hapësinor – urbanistik i komunës si bazë për zhvillimin e mëtejmë të Ulqinit dhe janë krijuar parakushtet për fillimin e projektit më të madh infrastrukturor, rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në territorin e komunës së Ulqinit. Mirëpo, problemet e mëdha infrastrukturore dhe financiare akoma ekzistojnë”, tha ajo.

Në përfundimet nga takimi theksohet se funksionimi i këtij koalicion nënkupton participim të barabartë të të gjithë anëtareve të tij, si dhe kontributin dhe angazhimin e tyre të plotë për funksionimin e mirë dhe cilësor të organeve të vetëqeverisjes lokale dhe shërbimeve publike.

“Të gjithë partnerët e koalicionit japin përkrahje pa rezervë kryetarit të Komunës së Ulqinit, me respekt të ndërsjellët dhe gjetjen e mundësive reale për arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta”, theksohet në përfundimet nga mbledhja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

LD në MZ: URIM KOSOVËS DREJT INTEGRIMEVE EUROATLANTIKE

Z-nj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës E nderuaara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, i