Në Ulqin prej kohësh nuk kishte koncerte më të mirë. Rokeri Adrian Lulgjuraj dhe kantautori Sergej Qetkoviq kishin performanca të shkëlqyera në skenë e cila të shtunën në mbrëmje ishte e vendosur në Molën e madhe, në Ranë.Qindra vizitorë kishin mundësi të kënaqen me profesionalizmin e lartë të këtyre këngëtarëve të njohur, me efektet skenike dhe organizim shumë të mirë të manifestimit, i cili formalisht shënoj përfundimin e sezonit të sivjetmë turistik në Ulqin.
Në këtë mënyrë ka përfunduar dhe manifestimi treditor “D’Olcinium international festival”, të cilin e organizuan Organizata turistike dhe komuna e Ulqinit me përkrahje financiare të Ministrisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm të Malit të Zi.
Tagged with: Adrian Lulgjuraj Dolcinium international festival Organizata turistike e Ulqinit OT Ulqin Sergej Qetkoviq