Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

Përfundon festivali i muzikës klasike: KONCERT PËR TU MBAJTUR NË MEND I INVA MULËS

Inva Mula 1Rreth 300 dashamirë të muzikës klasike ishin të pranishëm të dielën mbrëma në koncertin e divës së operës Inva Mulës në Kala.

Në përcjelljen e pianistit Genc Tukiçi, ajo mbajti koncert për tu mbajtur mend, me të cilin përfundoi Festivali i 3 Ndërkombëtar i Muzikës Klasike “Belcanto Dolcinio”.

Në emër të Komunës së Ulqinit, si organizator së bashku me Fondacionin Kulturor Amerikano – Shqiptar nga Njujorku, kryetari Loro Nrekiq iu falënderua artistëve në mbrëmjen e paharruar duke iu dorëzuar dhuratat e rastit.

Në tre ditët që kaluan vizitorët kishin mundësi të kënaqen në performancat e shkëlqyera të pjesëmarrësve eminent të festivalit, i cili po shndërrohet në eveniment rajonal të kulturës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top