“Mercedes-Benz Fashion Week Montenegro”, i 20 jubilar, përfundoi të shtunën mbrëma në Capital Plaza në Podgoricë.
Me këtë rast organizatori i këtij manifestimi – Dhoma nacionale e modës, është falënderuar të gjithve që në periudhën e kaluar kanë dhënë përkrahjen.
Në mesin e tyre u gjet edhe kompania “L&G design” nga Ulqini, e cila tash dy vite, në nivel shumë të lartë, dekoron skenën për mbajtjen e sfilatave të modës për këtë manifestim.
Çmimin e pranoi Leo Jankoviq, pronari i kësaj kompani, të cilën, siç shton, e ka formuar bashkë me Agron Ujkashin.