Tuesday , August 11 2020
Lajmi i fundit

Përgatitjet për shfaqje : “SERVANTES DHE DULCINEA” NË SHQIPËRI

Servante dhe DulcineaGrupi teatral nga Ulqini fuqishëm po përgatit dramën e tyre, tanimë kulte, “Servantes dhe Dulcinea” për shfaqjet e tyre të ardhshme në Shqipëri. Nën kujdesin e regjisorit të shfaqjes Munib Abazit, skuadra e përbërë prej 16 anëtarësh për çdo natë mblidhet në Qendrën kulturore.

Siç njoftuam më herët, Ulqinakët do ta luajnë këtë shfaqje më 28 tetor në Teatrin kombëtarë të Tiranës, ndërsa një ditë më vonë ajo do të luhet në teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës.

Abazi me skuadrën e vet, përndryshe, do të marr pjesë të premtën, më 24 tetor, në spektaklin “Zonë e lirë” të regjisorit Arian Çani, i cili organizohet në njërin nga televizionet më të shikuara shqiptare, TV Klan.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top