Tuesday , April 24 2018
Lajmi i fundit

Përkeqësohet situata në Shkodër, Ademi: Të shpallet gjendja e emergjencës

 

Voltana AdemiKryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka ripërsëritur kërkesën për të shpallur gjendjen e emergjencës në qarkun e Shkodrës, pasi situata e përmbytjeve është kritike.

Voltana Ademi: Në vlerësimin tonë është më shumë se kritike. Nivelet e ujit janë rritur shumë dhe kërkesa jonë e ripërsëritur sot vijon të jetë e njëjtë, të shpallet emergjenca civile tashmë në një territor më të madh, pavarësisht se është i pjesshëm.

Problemet më të mëdhaja rritem edhe për administrimin e emergjencës. Ne duam të mobilizojmë komunitetet, kjo do të thotë edhe mbështetje financiare për ti mundësuar atyre transportimin e gjësë së gjallë.

Ademi kërkoi mbështetje financiare për komunitetin, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga qeveria.

Voltana Ademi: Edhe lëvizjet që ndodhin nga shteti kërkojnë mbështetje financiare, prandaj kërkoj një mobilizim nga të gjitha ministritë e linjës, per të vlerësuar situatën dhe për të mobilizuar edhe fondet.

Nuk kemi një përgjigje zyrtare për të vlerësuar situatën që ka kaluar emergjencës vendore dhe rajonale. Harta e përmbytjeve është edhe në territorin e bashkisë së Vaut të Dejës.

Voltana Ademi: Jane mbi 4215 ha tokë të përmbytur dhe dhjetëra shtëpi të rrethuara nga uji.

Sipërfaqja e totale e territorit të përmbytur arrin mbi 4215 ha. Në Njësinë Administrative dajc janë mbi 1415 Dajç. Kalimi bëhet me mjete të larta, ndërsa

Niveli i ujit ka pësuar rritje të konmsiderueshme dhe ka tendencë në rritje në bazë të vlerësimit në territor që kemi bërë.

Problmatike janë banesat e rrethuara në ujë apo që rrezikojnë në të cilat ka hyrë uji. Banesa e bllokuara janë 194 në në Njësinë Administrative Dajç.

Problematike sot paraqiten argjinaturat ku ka çarje, ne kemi kërkuar ndërhyrjen e drejtorise rajonale për përforcimin e saj dhe ndërhyrjen me forca të shtuara.

Në Njësinë Ana e Malit situata vijon të përkeqësohet. Në Obot kalohet me varka, mbi 1300 ha tokë janë të përmbytura.

Në Obot janë 150 shtëpi të rrethuara nga uji, në 12 shtëpi ka hyrë uji. Në Muriqan janë 8 shtëpi që ka hyrë ujë. Në Goricë 40 shtëpi janë të rrethuara nga uji. Në lagjen Gallupe janë 4 shtëpi në të cilat ka hyrë uji.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit ujësjellësat Oblik 1 dhe 2 janë jashtë funksionit.

Në Bërdicë janë mbi 1050 ha tokë të përmytur. Janë të rrethuara nga uji 10 shtëpi në Bërdicë e Sipërme, 8 shtëpi në Bërdicë e Madhe dhe 30 në fshatin Trosh.

Në Velipojë situata është përkeqësuar dhe kemi arritur në vlerësimin mbi 260 ha tokë e përmbytur.

/Ora News.tv/

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top