Friday , April 19 2019
Lajmi i fundit

Përmbledhja e festivalit: NGA ULQINI SHKOJNË ME PËRSHTYPJE TË MREKULLUESHME

Fatmir Gjeka, Zana SarvanKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe drejtoresha e Organizatës turistike Zana Sarvan kanë shprehur kënaqësinë me zhvillimin e manifestimit “D’Olcinium international festival”, i cili tre ditët e kaluara u mbajt në këtë komunë.

Ato në konferencën për shtyp i janë falënderuar në pjesëmarrje mysafirëve nga nëntë shtetet, donatorëve dhe Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit të Malit të Zi në përkrahje për organizimin e këtij manifestimi duke theksuar se pret që ai të bëhet tradicional.

“Që tani mund të themi se presim sezon akoma më të mirë në 2015 dhe në këtë drejtim duhet të përmirësojmë ofertën tonë”, tha Gjeka.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të shoqatave kulturo-artistike Sarvan tha se shpreson që rreth 200 anëtarë të tyre të cilët ishin në Ulqin shkojnë me përshtypje të mira, gjë që ato e vërtetuan duke përfshirë edhe nënkryetarin e komunës së Lukavac.

“Në tre ditët që kaluan kishim atmosferë të këndshme në Ulqin duke iu falënderuar edhe përpjekjeve parezervë të punëtorëve të institucionit tonë”, shtoi Sarvan.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top