Friday , July 19 2019
Lajmi i fundit

Përmbledhje e vizitave studimore në Mal të Zi dhe Shqipëri në kuadër të projektit ‘The feminine side of quality’

foto (1)Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Bashkinë e Mirditës si edhe partnerët OJQ MogUL dhe Qendra Uet, në kuadër të projektit ‘The feminine side of quality’, realizuan aktivitetet e radhës – vizitat e përbashkëta studimore në Mal të Zi dhe Shqipëri me gratë pjesëmarrëse te projektit nga të dy shtetet. Të udhëhequra nga nënkryetarja e Komunës, Znj Hadixhe Gjoni,  vizitat u realizuan në qytetet  Nikshiq, Zhablak, Kolashin dhe Podgoricë në Mal të Zi, kurse në Shqipëri në qytetet e Përmetit dhe Gjirokastrës.

Këto vizita janë pjesë e programit edukativo-profesional të cilin e ndjekin rreth 50 gra nga Ulqini dhe Mirdita. Qëllimi kryesor i tyre është rritja e kapaciteteve ekzistuese të pjesëmarrëseve në projekt përmes shkëmbimit të përvojave të ngjajshme dhe njoftimin me shembuj të praktikave më të mira. Këto përvoja ofrojnë mundësi që të përvetësohen aftësi të reja si në kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore poashtu edhe në përpunimin dhe promovimin e produkteve tradicionale, lokale e që janë karakteristike të zonave përkatëse.

Me këtë rast, në Mal të Zi u organizua vizitë  puntorisë  ‘Mirjaçiq’ që merret me përgatitjen e   produkteve të ndryshme nga thana si edhe familjeve Jovanoviq dhe Miliçiq në Zhupë të cilat merren kryesisht me prodhimtari blegtorale.  Ndërkohë me të gjitha pjesëmarrset u vizitua edhe Parku Nacional Durmitor në Zhablak. Duke u nisur nga rëndësia që kanë produktet të cilat janë karakteristike të zonave dhe mbrojtja e tyre përmes politikave të kualitetit si strategji promovuese e prodhimtarisë vendase,  në Lipovo, fshat ky në komunën e Kollashinit, u vizitua amvisnia rurale e familjes Puletiq të cilët merren me prodhimin e djathit fleta i njohur si Djathi fleta i Kollashinit (Kolasinski lisnati sir) si një ndër produktet e fundit që është brenduar në Mal të Zi.

Në Shqipëri, vizita ka filluar në qytetin e Përmetit, i cili është qytet i njohur për prodhime tradicionale dhe organike bujqësore, ku me pjesëmarrset u vizitua Bylmetorja – Baxho Meshini si edhe Fabrika e Glikove dhe reçelnave Almeg. Kurse në Gjirokastër, përveç  dyqaneve të suksesshme me prodhime vendore Edua, u vizituan edhe pikat e njohura për agroturizëm në Këlcyrë si edhe qyteti i vjetër i Gjirokastrës.

Realizimi i vizitave të tilla  të përbashkëta njëherit mundëson edhe realizimin e qëllimit kryesor të projektit e që është të nxisë bashkëpunimin ndër-kufitar mes dy shteteve  për rritjen e mundësive të punësimit dhe vetë-punësimit të grave duke shfrytëzuar potencialin ekzistues dhe  traditës lokale në kultivimin, prodhimin dhe përpunimin e produkteve  agro-ushqimore si edhe promovimin e tyre me qëllim të plasimit sa më adekuat dhe të qëndrueshëm në treg veçanërisht duke shfrytëzuar mundësit që ofron sezona turistike si edhe zhvillimi I turizmit rural.

Projekti ‘The feminine side of quality’ realizohet në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar Mali I Zi-Shqipëri, Ipa II 2014-2020 dhe mbështetet nga Unioni Europian.

Komuna e Ulqinit është bartëse kryesore e projektit, kurse partnerët në projekt janë OJQ MOgUL në Mal të Zi, Bashkia e Mirditës dhe Qendra UET (Universiteti Europian i Tiranës) në Shqipëri.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top