Monday , May 28 2018
Lajmi i fundit

Përmes video mesazhit: AMBASADORËT E MUZIKËS AMERIKANE PARALAJMËROJNË KONCERTIN NË ULQIN

Koncerti“Jemi shumë të ngazëllyer që do të sjellim shfaqjen tonë për ju njerëzit e bukur në Malin e Zi. Me 15 Maj do të jemi në Ulqin”, thanë në mes tjerash pjesëtarët e USAREUR band & chorus përmes video mesazhit me të cilin paralajmëruan koncertin e tyre në qytetin tonë.

Rikujtojmë që ky bend amerikan do të performojë në Ulqin të marten me 15 Maj, në Qendrën për kulturë, me fillim në ora 19:00.

Ky spektakël organizohet nga Ambasada Amerikane në Podgoricë dhe Komuna e Ulqinit.

Pas kryeqendrave siç janë Kopenhagën, Kiev, Stokholm, Berlin, Zagreb, Sarajevë, bendi amerikan vjen ne qytetin tonë.

Ato sjellin energji publikut në tërë Europën duke performuar hitet e Michael Jackson, Steve Wonder, Bruno Mars e shumë të tjerë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top