Wednesday , June 19 2019
Lajmi i fundit

Peroviq: RASTI “K1” ËSHTË KORRUPSION, DUHET TË PROTESTOJNË MIJËRA NJERËZ

Xhemal PeroviqDrejtori ekzekutiv i Monitoring Grupit Ulqin (MOGUL) Xhemal Peroviq vlerësoi se rasti “K1” është korrupsion.

Gjykata Supreme e Malit të Zi solli vendimin me të cilin u obligua Komuna e Ulqinit që kompanisë “Atlas Grup”, e cila është në faliment, ti paguajë gjashtë million euro për shkak të prishjes së vendbanimit me apartamente të Sindikatës së Kosovës në vitin 1983 në Plazhin e Madh.

“Vetëm për shkak të këtij rasti në Ulqin duhet të protestojë mijëra njerëz”, tha Peroviq dhe shtoi se fajtorë për këtë punë korruptive janë politikanët.

Ai theksoi se vetëm qytetarët aktiv mund të shpëtorjnë qytetin e vet, si dhe që nuk duhet pritur përkrahja nga politikanët.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top