Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Peroviq: TIRANA PËRZIHET, POR PA QEDER

Xhemal Peroviq“Përkrahja e Shqipërisë zyrtare dhënë platformës me të cilën partitë shqiptare obligohen që bashkërisht të negociojnë për formimin e pushtetit të ardhshëm në Tuz është përzierje në punët e brendshme në Mal të Zi, por është pa qeder dhe nuk ka ndikim në pozitën e Shqiptarëve në këtë shtet”, deklaroi ish drejtori ekzekutiv i MOGUL-it Xhemal Peroviq.

Ai shtoi se partive politike nacionale më shpesh i vinin mesazhet e llojit “përkrahni regjimin në Podgoricë”.

“Çka vlen thirrja retorike nga cilado anë që subjektet politike shqiptare në Mal të Zi të bashkohen, këtë me ngulm e kërkon edhe diaspora dhe qytetarët, por regjimi të gjithë i vendosi nën krahun e vet. Aty nuk ka ndihmë. Tirana duhet në mënyrë legjitime, qëllimmire, dhe ndoshta me sukses “të përzihet” duke i ndihmuar Shqiptarët në Mal të Zi pak më shumë në fushën e kulturës, arsimit, informimit dhe të ngjashme”, tha Peroviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top