Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

PËRPUNIMI I TJEGULLAVE NË SELITË

179082_10200118174329350_1382175203_nPërpunimi i tjegullave në Bushat të Selites ka filluar në vitet e ’40.

Për përgaditjen e tjegullave dhe pjekjen e tyre janë nevojitur një grup prej tetë punëtorëve dhe një kalë dhe punëtoret janë ndarë si më poshtë:

– dy punëtor për prerjen dhe bajtjen e drunjve
– një punëtor për përgaditjen e baltes
– një punëtor për prerjen e tjegullës
– dy punëtor për ndarjen e tjegullës, të cilët të moshuarit i kanë quajtur “Nemca”
– dy punëtor furraxhi.

Furra ishte në një grop. Ajo ishte 1.5 metra e thellë dhe me një gjerësi 4 me 4 m. Muret e gropës ishin të rrethuara me tjegulla të thyera, kurse e mbuluar ishte në form të urës me vrima. Përmbi furrë ishte ndërtuar një mur tjeter prej dheut dhe tjegullave të thyera, rreth 3 metra lartësi, i mbuluar me tjegulla të mira në mënyrë që të mos pikonte shiu në vendin ku piqeshin tjegullat.

Përpunimi i tjegulles është bërë kështu:
Më së pari është siguruar druri për pjekjen e tjegulles të cilën të moshuarit e kanë quajtur “fashë”. Pastaj është hapur një grop nga e cila është marrë dheu dhe është pastruar nga rrënjët dhe bari në mënyrë që tjegulla të mos dal me vrima. Për një furrë apo për një pjekje një ditore është nevoitur 1,5m kub dhe. Dheu është vendosur në një gropë tjeter dhe i është shtuar 40-50 litra ujë, kështu ka qendruar për 3-4 orë. Pastaj duke e lagur shatin herë pas here balta është nxjerrë nga gropa dhe është grumbulluar në një vend dhe është lënë të kullojë për rreth 18 orë.
Dhe pastaj të nesermen është përgaditur kallepi prej hekurit i cili ka pasur formen e tjegullës me trashësi 1.5 cm dhe gjatësi 40 cm. Është marrur balta, është vendosur në kallep tjeter prej drurit të cilin e kanë mbajtur nemcat me njëren dorë kurse me doren tjeter duke e ferkuar kanë shpejtuar dhe e kanë vendosur në dhomen e ndërtuar mbi furrë duke e tërhequr kallepin e drurit me kujdes në mënyrë që balta në formë të tjegulles të mos deformohej. Kallepët janë vendosur në këmbë njëra pranë tjetres. Aty kanë qëndruar deri diten e neserme në mëngjes. Pastaj në mëngjes është ndezur furra dhe aty kallepet kanë qëndruar 3-4 orë dhe janë vendosur në vendin e grumbullimit.

Një furrë në ditë ka pjekur 1500-2000 tjegulla.
Përgaditja e tjegullave për herë të fundit është bërë në vitin 1970-71.

(Informacionin për përpunimin e tjegullave e dha zotëri Omer Xhaferi i lindur në vitin 1928, njiherit punëtor në përpunimin e tjegullave. Biseden me të zotërin e moshuar e zhvilloi Xhennete Gjeka, nxënëse e klases VII-1.)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top