Thursday , October 22 2020
Lajmi i fundit

Peticion: Për ruajtjen e Pyllit të pishave dhe ndërtimin e një parku në Meteriz

BorovoNe, qytetaret e lagjes Meterizi, lagjes Mulliri i Eres, lagjes Mahalla e Re dhe qytetaret tjere te Ulqinit e dergojme kete kerkese Komunes se Ulqinit qe te nderhyje ne revitalizimin e Pyllit te pishave ne lagjen Meterizi, sepse e shofim qe tere rrethina eshte shkateruar, ku me aksione te qytetarve po perpicemi ta sjellim ne gjendje te rregullt.

Ne pyllin e pishave po kemi probleme te medha, ku ate siperfaqe e kane keqeperdore; ku nuk dihet a eshte vend per parkim, vend per deponi te barkave, vend ku tubohet rinia e cila dehet dhe shfrytezohet edhe per gjera tjera, ku keta te ri lejne pas veti cregullim.

Problemi tjeter edhe me i madhe eshte mosmirmbajtja e pyllit, pylli gjindet ne nje gjendje te veshtire dhe kerkon intervenim urgjent.

Kete e kemi pare vitin e kaluar ku prej motit te keq ka ardhur deri te rezimi I shume drunjeve, ku jane demtuar disa automjete, poashtu keputja e linjave te rrymes ku ka ardhe deri te shkatrrimi i shume pjesve te amvisnise ku ne fatin tone nje pjese te damit e ka mbulu korpurata Cedis dhe kemi qene te informuar.

Per kete duhet te shiqohet situata ne pyll, qe te menjanohen deget e thata, te ripertrihen drunjet e tjere dhe me seriozitet pylltarimin e pjeses tjeter te pyllit te pishave. Problem i madhe jane kontenjeret e hapur ndertimor qe sherbejne per grumbullimin e tere mbeturinave, jo vetem nga lagjeja Meterizi dhe Mulliri eres por ketu sjellin mbeturina edhe nga Qyteti i Vjeter ku egzistojne shume restorane, ku perhapet ere e padurushme, ku qytetaret e kane te veshtire fjetjen dhe jeten
normale nga kundermimi.

Poashtu disa here kan ndodhur situata te rrezikshme ku kan djegur pjese kabllore dhe ka ardhur deri te zjarri, ku me intervenimin e shpejte te qytetarve dhe zjarrefiksave eshte parandaluar perhapja e zjarrit. Mire e dime si mund te perhapet zjarri ne pyll dhe te rrezikoj shtepite ne kete lagje.

Problemet jane te shumta te keta kontenjere, shpesheher grumbullohet material ndertimor, ku paraqet shpenzime te medha per komunen,dhe ne menyre te parregullt hudhen mbeturina madhore. Poashtu shpesheher ka ndodhur te hudhen mbetje te bagetive ku ka ardhe deri te kundermimi i pakendshem.

Mendojme qe duhet te kemi sjellje me te mire per natyren dhe bukurine e qytetit tone. Nga kjo, ne qytetaret propozojme ne menyre sa me te shpejte ta zgjidhim kete pyetje te mbeturinave ku edhe ne si qytetare te marrim pjese ne zgjidhjen e keti problemi te komunes dhe bashkesise komunale.

Ne kemi edhe disa propozime me kete pike dhe deshirojme te perfshihemi ne zgjidhjen e keti
problemi. Poashtu propozojme qe te realizohet proekti qe pylli pishave te shendrohet ne park, te largohen barkat, ndricimi i rrethines, rregullimi i kandit per lojera femish, dhe poashtu ne tere procesin te marin pjese qytetaret e deleguar te lagjes Meterizi dhe Mulliri i Eres.

https://www.peticije.online/peticion_per_ruajtjen_e_pyllit_me_pisha_dhe_ndertimin_e_nje_parku_ne_vendbanimin_e_meterizit?uv=28416575

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top