Peticioni i banorëve të Krruçit: DEPONIA “HIJA” TË MBYLLET PËRGJITHMONË

Deponia HijaDeponia “Hija” duhet të mbyllet përgjithmonë, thuhet në peticionin të cilin të dielën e kanë nënshkruar qytetarët dhe fundjavorët në vendbanimin Krruç.

Ato ftuan administratën lokale që të respektojë mendimin e shumicës së banorëve dhe dokumentet e miratuara planifikuese, me të cilët në këtë hapësirë parashikohet turizëm ekskluziv.

“Tani qyteti është plotë mbeturina. Kemi lejen e Inspeksionit ekologjik që të deponojmë mbeturinat në deponinë Hija edhe 38 ditë. Mbas kësaj nuk do ta bëjmë më një gjë të tillë”, tha sekretari i Sekretariatit për veprimtari komunale Mustafa Gorana, gjersa drejtori i NP “Veprimtari komunale” Skender Kaleziqi ftoi të pranishmit që “të jenë solidar” dke thënë se Komuna dhe Komunalja do ti mbahen afatit të cilin e caktoi inspeksioni.

Përfaqësuesi i Bashkësisë lokale Krytha e Ulqinit dhe punonjësi i Komunës së Ulqinit Gjergj Daboviqi ka thënë se qytetarët nuk dëshirojnë më të durojnë fjalët dhe sjelljen e njëjtë. “Unë personalisht, nëse vazhdon hedhja e qoftë edhe një dege, do të dorëzojnë paditë penale kundër të gjithëve që kanë nënshkruar që mbeturinat të deponohen në këtë ish deponi”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…