Sunday , October 25 2020
Lajmi i fundit

Peticioni kundër rritjes së TVSH-së: Nënshkrimi dhe në Ranë

“Nesër fillon mbledhja e nënshkrimeve për Kërkesën që deputetët ta hedhin poshtë Ligjin e tatimit për Kombinatin e aluminit (KAP) dhe tajkunët. Një numër i madh i sindikatave dhe   OJQ-ve e përkrahin aksionin, e dorëzimi i amendamentit të përbashkët e kanë paralajmëruar deputetët e opozitës, por edhe nga koalicioni qeverisës”, ka deklaruar të dielën Rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritar (MANS).

Thuhet që një numër i madh i deputetëve si nga pozita ashtu edhe nga opozita janë kundër rritjes së TVSH-së nga 17 në 19 përqind.

“Ftojmë deputetët nga të gjitha partitë ta refuzojnë futjen e tatimit për KAP dhe të dorëzojnë amendamentin e përbashkët për propozimin e Qeverisë me çka do të tregojnë që interesi i qytetarëve është para atyre partiake, por edhe atyre personale”, thanë nga MANS-i.

Partner në këtë projekt është MOGUL, i cili opinionin e ka lajmëruar që nënshkrimi i peticionit në Ulqin do të organizohet të hënën, me 17 qershor, në Ranë, nga ora 9 deri në 14.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top