Peticioni kundër rritjes së TVSH-së: PËR DISA ORË U MBLODHËN RRETH 200 NËNSHKRIME

Aktivistët e Monitoring grupit MOGUL të hënën, për disa orë në Ranë dhe para ndërtesës së komunës, arritën të mbledhin rreth 200 nënshkrime për Kërkesën deputetëve të Parlamentit të Malit të Zi të refuzojnë Ligjin për tatim për Kombinatin e aluminit (KAP) dhe tajkunët.

Qytetarët e Ulqinit me kënaqësi kanë nënshkruar peticionin me të cilën shprehet protesti kundër rritjes së tatimit në vlerën e shtuar nga 17 në a9 përqind.

Nga MOGUL-i kanë deklaruar që, në varësi të fatit të këtij ligji, do të mendojnë mundësit për vazhdimin e këtij aksioni.

Nënshkrimi i peticionit kundër rritjes së TVSH-së është organizuar edhe në komunat e tjera të Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…