Tuesday , December 11 2018
Lajmi i fundit

Peticioni për Kripore: MBLIDHEN RRETH 500 NËNSHKRIME, AKSIONI EDHE TË DIELEN NË RANË

SolanaAktivistët e organizatave joqeveritare “Dr. Martin Schneider – Jacoby” dhe Qendra për mbrojtjen de hulumtimin e shpendëve (CZIP) njoftuan se janë të kënaqur me pjesëmarrjen e vendasve të Ulqinit për nënshkrimin e peticionit “Për Kripë. Për Zogjtë. Për Njerëz”.

Siç njoftan, të shtunën peticionin në Ranë e kanë nënshkruar rreth 500 njerëz, ndërsa aksioni do të vazhdojë në të njëjtin vend edhe të dielën.

“Meqë bëhet fjalë për çështje me rëndësi të veçantë për qytetarët e Ulqini, është shumë me rëndësi që në këtë qytet të grumbullohen sa më shumë nënshkrime në mënyrë që mbrojtja e Kripores të jetë në rend të ditës së Parlamentit shtetëror”, thuhet në kumtesën e këtyre dy organizatave të shoqërisë civile.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top