Friday , July 19 2019
Lajmi i fundit

PHU: ULQINIT I MUNGOJNË 500 BANESA

Pogled-UlcinjaSipas rezultateve të numërimit nga viti 2011, komuna e Ulqinit disponon me 15.763 banesa, nga të cilat 5.279 (33.5%) banesa përdoren për banim të përhershëm, 161 (1%) për banim dhe kryerjen e veprimtarisë, 3.301 (20.9%) janë përkohësisht të banuara, 125 (0.8%) banesa janë të lëshuara, thuhet në Draftin e Planit hapësinor urbanistik të komunës së Ulqinit deri në vitin 2020.

Shtohet që përdorim sezonal kanë 6151 (39.1%) banesa. Vetëm për kryerjen e veprimtarisë përdoren 583 (3.7%) banesa, ndërsa për 163 (1%) njësi banuese nuk ka të dhëna për formën e shfrytëzimit.

Duke u nisur nga supozimi se banesat e banuara përkohësisht i përdorin personat që nuk kanë vendbanim të përhershëm Ulqinin dhe rezultateve të numërimit të 2011, sipas të cilëve komuna e Ulqinit ka 5804 amvisëri, vihet deri tek përfundimi që në vitin 2011 kanë munguar 525 banesa për banim të përhershëm. Nëse kësaj i shtohet numri i projektuar i vendbanimeve deri në vitin 2020, del që për vendbanim të përhershëm mungojnë 1.105 banesa.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top