Thursday , August 24 2017
Lajmi i fundit

Pinjesh: HARROHET NDËRTESA PËR FAMILJET NGA SUKA

Ndertesa Pinjesh, Zgrada SukaNdërtesa në Pinjesh në të cilën duhet të akomodohen 13 familje të cilët pas tërmetit të vitit 1979 kanë jetuar në shtëpizat prej druri në pjesën jugore të gadishullit Suka, po mbulohet nga kaçubat dhe shkurret.

Punimet në këtë objekt kanë përfunduar në fund të vitit 2015 dhe kanë kushtuar rreth 600 mijë euro.

Shumicën e mjeteve, rreth gjysmë milioni euro, për ndërtimin e kësaj ndërtese banuese e ka siguruar Ndërmarrja publike për menaxhimin  të mirave detare, pjesën e mbetur Komuna e Ulqinit.

Me akomodimin përfundimtar të familjeve do të lirohet lokaliteti, gjegjësisht do të zhdukej arsyetimi për vonesën e fillimit të ndërtimit të hotelit në Sukë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top