Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Pink M: EDHE GJEKA EDHE CUNGU KANË UZDAJË TEK PDS-JA

Fatmir-Gjeka, Nazif CunguKoalicioni qeverisës në Ulqin nuk ka më perspektivë pasi që URA ka vendosur ta dal nga ai. Negociatat për rikompozim të pushtetit janë në vijim, pohon televizioni PINK M.

Lideri i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka thënë se ia kanë dërguar propozimin PDS-së. “Përgjigjen e pres në fund të janarit ose fillim të shkurtit. Të gjejmë ndonjë zgjidhje: ose do të kemi rikompozim ose zgjedhje të reja. Thjesht, kështu më nuk shkon, nuk funksionon”, tha ai dhe theksoi se arsyeja e mosfunksionimit është sjellja e Forcës e cila ka bllokuar 80 vendime të cilat ekzekutivi ia dërgoi Kuvendit komunal për miratim.

Pink-u thekson se as në Forcë nuk kanë dilemë kur bëhet fjalë për ofertën për negociata. Kryetari i kësaj parti Nazif Cungu tha se partia e tij ka marrëveshje të koalicionit me PDS-në në nivel shtetëror. “Sigurisht, pres që pikat nga kjo marrëveshje të realizohen sa më parë. Është e sigurt që ekzistojnë mundësi të bisedimeve edhe rreth themelimit të pushtetit lokal në Komunë të Ulqinit”, shtoi ai.

Deputeti Dritan Abazoviq tha se URA nuk dëshiron të jetë pjesë e pushtetit jofunksional dhe as mjet i tregtisë së Cungut dhe Gjekes me PDS-në.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top