Thursday , October 1 2020
Lajmi i fundit

Piperoviq në gjykimin e S.Ç.: KAM MENDUAR PËR VETËVRASJE

Zoran PiperovicAvokati Zoran Piperoviq ka thënë dje që për shkak të aferës “Moldavja” ka përjetuar shumë shqetësime për shkak të cilave ka menduar tia marr vetes jetën.

Piperoviq, siç përcjellin mediet, këtë e ka thënë në gjykimin e përsëritur në lëndën sipas padisë së tij ndal Moldaves S.Ç. të cilën e ka akuzuar për dhënie të dëshmisë së rreme.

“Për shkak të ndjesisë së pafuqisë që njerëzve ti dëshmojë që nuk jam fajtor, kisha dhe mendime vetëvrasëse. Isha gjallë, por në fakt isha i vdekur. Isha i qitur në rrugë nga çdo Malazezë, i njohur apo panjohur. Një mëngjes i kam thënë bashkëshortes që seriozisht mendoj të kërcej nga ura e “Blazho Jovanoviqit” në Moraçë”, tha Piperoviq.

Shtojë që Moldavja i ka kushtuar karrierë perspektive në prokurori. Ai ftoi Gjykatën që ta shpall fajtore Moldaven “në mënyrë që të ketë mundësi të vdes si njëri”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top