Saturday , December 14 2019
Lajmi i fundit

PIRI REIS DHE ULQINI

Këtë vit, 2013, UNESCO e ka shpallur si vitin e Piri Reis-it, në nder të 500 vjetorit të hartës së parë të botës të cilën e ka vizatuar ky detar i njohur. Akoma nuk është zbuluar e fshehta e hartës së botës së Piri Reis-it, e cila është vizatuar me precizitet e cila sot mund të arrihet vetëm me ndihmën e inçizimeve satelitore.

Harta e botës është vizatuar në lëkurën e devesë, dhe atë në nëntë ngjyra.

“Që Reis ka vizatuar hartë jashtëzakonisht të saktë, bëhet e qartë kur ajo krahasohet me hartat dhe zbulimet bashkëkohore. Kjo tregon që ai shumë mirë e ka njohur matematikën, gjeografinë dhe astronominë. Kjo hartë përmban disa vlera që as sot e kësaj dite nuk janë zbuluar. Bëhet fjalë për kartën e vizatuar nga perspektiva e fotografimit nga universi. Nëse i shikojmë fotografitë e tokës nga universi, do të shohim që atë kanë ngjashmëri të madhe me hartën e Reis-it”, thotë profesori i Universitetit të Stambollit Levent Duzcu.

Në kartën e Piri Reis-it ndodhet dhe Ulqini (Dulcigno), i cili në atë kohë (fillimi i shekullit 16) ishte në kuadër të Republikës Venedikase.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top