Tuesday , September 17 2019
Lajmi i fundit

Plani hapësinor i zonës bregdetare: TË MARTEN SHQYRTIMI PUBLIK NË ULQIN

PlanNga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit është njoftuar se prapë do të mahet shqyrtimi publik për Draftin e Planit Hapësinor me Dedikim të Veçantë për Zonën Bregdetare të Malit të Zi dhe Drafti i Raportit për Vlerësimin Strategjik të Ndikimit në Mjedisin Jetësor.
Siç thuhet, me këtë rast në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të marten, me 29.05.2018, prej orës 11 deri në 13, do të mbahet tryeza e rrumbullakët.
Drafti i dokumentit planifikues dhe Drafti i Raportit për vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor do të jenë të lexueshme edhe në faqen e Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit /www.mrt.gov.me/, ndërsa vërejtjet dhe sugjerimet mund të dërgohen përmes e-mailit në: javna.rasprava@mrt.gov.me, ose direkt në arkivin e Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, IV proleterske 19, Podgorica, jo më vonë se me 4.06.2018.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top