Saturday , October 20 2018
Lajmi i fundit

Plazhi i madh: HAPET SOLEMNISHT „HOLIDAY VILLAGE MONTENEGRO“

KarismaNë Ulqin të dielën u hap solemnisht kompleksi hotelerik “Holiday Village Montenegro” i cili gjendet në fillim të Plazhit të Madh, e të cilin e menaxhon kompania “Karisma”.

Shiritin e kanë prerë kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, një mysafirë nga Britania e Madhe dhe drejtori i projekteve zhvillimore në Karsima Nemanja Kostiq.

“Besoj se Ulqini është në rrugë të mirë të kthejë shkëlqimin e vjetër turistik, që prapë, si sonte, dhe në numër akoma më të madh, të na vijnë mysafirët nga Evropa Perëndimore, të rrisim nivelin e ofertës, të zgjasim sezonin, të arsimojmë dhe punësojmë njerëz të ti, të kemi investime të reja, cilësore në industrinë turistike”, tha Nrekiq duke theksuar se kjo kohë tashmë erdhi.

Përndryshe, në këtë kompleks ditën e parë erdhën 300 mysafirë nga Britania e Madhe.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top