Monday , November 19 2018
Lajmi i fundit

Plazhi “Mojito”: TË SHTUNËN “LOJËRAT PA KUFI TË FËMIJËVE”

Lojra pa kufiNë plazhin “Mojito”, të shtunën, më 30.05.2015, me fillim në ora 10, organizohen për herë të katërt “Lojërat pa kufi të fëmijëve”.

“Qëllimi i këtij manifestimi është që në te të marrin pjesë  dhe argëtohen sa më tepër fëmijë, si nga qyteti i jonë ashtu edhe nga regjioni”, njoftuan organizatorët.

Siç thuhet, manifestimi bazohet në përmbajtjet edukative të cilët do të kontribuojnë që fëmijët tanë të ndjejnë shpirtin garues dhe të argëtohen në mënyrë të shkëlqyer.

“Si dhe vitet e mëhershme do të provojmë që në këtë mënyrë të promovojmë qytetin tonë si një nga destinacionet të cilës i kthehet shkëlqimi i vjetër dhe i cili fiton gjithnjë e më tepër në popullaritet”, shtojnë qiramarrësit e plazhit “Mojito”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top