Saturday , September 23 2017
Lajmi i fundit

„Pobjeda“: BANKROTOI KOMPANIA E CILA NDËRTOI URËN NË PORT MILENË

Ura mbi Port Milene, Most na Port MileniKompania nga Sllovenia „Primorje“, e cila ndërtoi urën në Port Milenë, ka bankrotuar, ndërsa nënkontraktuesi i punimeve, kompania “Arming” nga Podgorica, kërkon nga Qeveria e Malit të Zi 88 mijë euro, shkruan “Pobjeda”.

Përndryshe, kjo urë e cila u hap në maj të vitit 2013, duhet të “mundësonte edhe funksionin e kalimit për rrugën ujore në kanalin – marinën e Port Milenës”.

Për këtë arsye është paraparë edhe konstruksioni i lëvizshëm i cili do të siguronte kalimin e anijeve, por ai nuk ekziston.

Ura zyrtarisht ka kushtuar 13,9 milion euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top