Sunday , September 27 2020
Lajmi i fundit

Pobjeda: MBYLLET DERA E KOMUNËS SË ULQINIT

ulcinj-zakljucana-vrata-opstine-02-237x300Dera e komunës së Ulqinit të hënën në mëngjes në ora tetë ishin të mbyllura si për palët ashtu dhe për punëtorët e këtij institucion. Kush arriti deri në ora 8 në ndërtesë, kishte mundësi të hynte, pas orës 8 jo. Derën e komunës e “puthën” edhe disa punonjës të administratës shtetërore.

Në pyetjen pse komuna është e mbyllur në kabinetin e kryetarit të komunës për “Pobjeda” kanë thënë ti drejtohemi administratës kadrovike. Në administratën kadrovike na kanë arsyetuar që dera e komunës është e mbyllur sepse të punësuarit nuk vijnë në kohë në punë dhe që dihet koha e parashikuar për punë me palë. Na treguan Vendimin për caktimin e kohës për punë me palë nga viti 2009 dhe rregulloren për mënyrën e evidentimit të pranisë së punonjësve në komunë të Ulqinit nga viti 2011. Mirëpo, sipas rregullores shihet qartë që të punësuarit evidentohen në mënyrë elektronike – përmes kartelave të cilat punëtorët janë të detyruar ti përdorin kur hyjnë në ndërtesë dhe kur dalin nga ajo kështu që ka mbetet e paqartë pse dyert ishin të mbyllura nga ora 9 deri në 11.

Të punësuarit që mbeten para dyerve të komunës për “Pobjeda” kanë thënë që janë të befasuar me këtë akt sepse asnjëherë deri tani nuk janë ,marrë këto masa.

6 comments

  1. Mir pati than Gjeka se Nazifi esht gjendje te rënd psihkike, a tesh i ra men mi myll njerzt jasht si me qen shkoll fillore,a spati kur ta dy vjet e gjyz me ushtru qe si fuqie, a esht i vetedishym aj njeri se e ka qit jasht populi me zgjedhje,e tesh pa munohet mi mar tan me vejdi :))))))))))))

  2. Ky qenka ba i marr! Hahahahahaha… Vetem pse puntori isht mrena nuk da me than se punen.

  3. Jan dembelat e Fatmr Gjekes jasht dere. Ja vetem qe duhet mi lan jash, Duhet mi qit fare jasht!

  4. Ja slik shifet arijan pulti i forces edhe sa pa shaf caprici i dps…sjan Gjekes…..

  5. A din kush me diftu po Nazifi a ka qene ne oren 8? Se mos ka mbete edhe ai mbas dere…

  6. shume n regull isht mi myll deren, por isht dasht mi myll qysh diten e pare e da njerz mi qit prej pune qi konstant jan vonu n pun. Tesh mduket se isht von.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top