Pobjeda: MBYLLET DERA E KOMUNËS SË ULQINIT

ulcinj-zakljucana-vrata-opstine-02-237x300Dera e komunës së Ulqinit të hënën në mëngjes në ora tetë ishin të mbyllura si për palët ashtu dhe për punëtorët e këtij institucion. Kush arriti deri në ora 8 në ndërtesë, kishte mundësi të hynte, pas orës 8 jo. Derën e komunës e “puthën” edhe disa punonjës të administratës shtetërore.

Në pyetjen pse komuna është e mbyllur në kabinetin e kryetarit të komunës për “Pobjeda” kanë thënë ti drejtohemi administratës kadrovike. Në administratën kadrovike na kanë arsyetuar që dera e komunës është e mbyllur sepse të punësuarit nuk vijnë në kohë në punë dhe që dihet koha e parashikuar për punë me palë. Na treguan Vendimin për caktimin e kohës për punë me palë nga viti 2009 dhe rregulloren për mënyrën e evidentimit të pranisë së punonjësve në komunë të Ulqinit nga viti 2011. Mirëpo, sipas rregullores shihet qartë që të punësuarit evidentohen në mënyrë elektronike – përmes kartelave të cilat punëtorët janë të detyruar ti përdorin kur hyjnë në ndërtesë dhe kur dalin nga ajo kështu që ka mbetet e paqartë pse dyert ishin të mbyllura nga ora 9 deri në 11.

Të punësuarit që mbeten para dyerve të komunës për “Pobjeda” kanë thënë që janë të befasuar me këtë akt sepse asnjëherë deri tani nuk janë ,marrë këto masa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…