Tuesday , November 12 2019
Lajmi i fundit

„Pobjeda“: NDALOHET TUBIMI NË LOKALITETIN E MBROJTUR NË SHAS

Kisha ShasDrejtoria e Policisë i ndaloj Kishës Ortodokse Serbe të mbajë liturgjinë të dielën në lokalitetin e mbrojtur në Shas, shkruan “Pobjeda”.

Siç thuhet, liturgjia do të mbahet disa dhjetëra metra më poshtë, në praninë e policisë.

“Akoma nuk dimë asgjë, do të shohim”, tha në deklaratën e djeshme në “Vijesti” prifti nga Ulqini Sinisha Smiliq pas pyetjes se a do të mbahet dhe ku do të mbahet liturgjia.

Ai tha se është i shokuar me vendimet e pushtetit të Ulqinit dhe Drejtorisë së Policisë.

Kjo gazetë shkruan se policia nga orët e para të mëngjesit do të jetë në Shas.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top