“Pobjeda”: ZGJEROHET LISTA E TË DYSHUARVE PËR AFERËN “HOTEL GALEB”

Slucaj Galeb, Rasti GalebIsh kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga dhe sekretari për urbanizëm Nazif Hoxhiq së shpejti do t’i bashkëngjiten tetë të dyshuarve për dëmin me vlerë 30 milion eruo nga shitja e hotelit “Galeb”, shkruan “Pobjeda”.

Prokuroria në gusht e hapi hetimin në bazë të kërkesës së Departamentit për luftë kundër krimit të organizuar në Drejtorinë e policisë, i cili e shënjestroj ish ministrin e turimit Predrag Neneziq, zëvendësin e tij Nebojsha Popoviq dhe ish drejtuesin e falimentit në NHT “Riviera e Ulqinit” Miomir Jakshiq që, siç dyshohet, kanë kryer veprën penale punë e papërgjegjshme në shërbim.

Neneziq, Jakshiq dhe Popoviq akuzohen që nuk i kanë respektuar detyrimet nga kontrata themelore, të cilat kanë të bëjnë me masat e kontrollit për investimet në rikonstruktimin e hotelit.

Hetuesit me analizën e provave mësuan që në këtë punë e keqpërdorën pozitën zyrtare Hajdinaga, Hoxhiq, shefi i kadastrës në Ulqin Xhevdet Çapriq dhe Smila Shlivançanin, pastaj përfaqësuesit e Rokshpedit dhe të NLB-së, kështu që, sipas informatave të kësaj gazetë, edhe emrat e tyre do të jenë në listën e pjesëmarrësve.

Siç mëson Pobjeda jozyrtarisht nga burimet e afërta me hetimin, do të përcaktohet në bazë të cilave dispozita Hajdinaga dhe Hoxhiq mundësuan prishjen e hotelit. Kryetari i atëherëshëm i Komunës formoi komisionin, ndërsa sekretari solli vendimin për prishje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…