Monday , July 16 2018
Lajmi i fundit

Podgoricë: NESËR KONFERENCA PËR KRIPOREN

Konferencija, Solana, KriporjaNë organizimin e Asociacionit “Dr. Martin Schneider – Jacoby”, Qendrës për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP), EuroNaturit, BirdLife International, Tour du Valat dhe MANS-it të mërkurën, me 18 prill, në Podgoricë do të mbahet Konferenca ndërkombëtare për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit.
Qëllimi i këtij tubimi është ndikimi në realizimin e përfundimeve të parealizuara të cilët u dakorduan nga ana e aktorëve relevant që në Prill të vitit 2015.
Konferenca paraqet mundësi ideale për diskutim rreth modeleve të menaxhimit të ardhshëm të Kripores dhe kornizës kohore për mbrojtjen finale të zones të bazuar në Studimin e pavarur të kërkuar nga ana e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit dhe të financuar nga ana e Delegacionit të Bashkimit evropian në Podgoricë, i cili u finalizua në nëntor të vitit 2017.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top