Përfaqësuesit e teatrit „Teuta“ nga Ulqini biseduan të hënën në Podgoricë me nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviqin.
Ato e njoftuan zëvendëskryeministrin me punën për përgatitjen e përmbajtjeve të reja, idetë dhe mundësitë për përmirësimin e jetës kulturore në Ulqin.
U vlerëua se duhet të punohet bashkërisht në këtë drejtim, si dhe që Qeveria e Malit të Zi do të ndihmojë dhe përkrahë krijuesit dhe institucionet kulturore nga Ulqini.