Sunday , June 16 2019
Lajmi i fundit

Podgoricë: TË MËRKURËN KONFERENCA NDËRKOMBËTARE PËR MBROJTJEN E KRIPORES

Konferenca, Solana, KriporjaNë Podgoricë nesër do të mbahet Konferenca e 5-të Ndërkombëtare për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit.

Në këtë tubim do të konstatohet se nuk janë realizuar përfundimet nga konferenca e mëparshme, e cila u mbajt në prill të vitit të kaluar, sepse kjo hapësirë akoma nuk është shpallë park i natyrës.

Këtë vendim pas marrjes së pëlqimit nga Qeveria duhet ta miratojë Kuvendi i Komunës së Ulqinit.

Në ndërkohë Kriporja është përsëri pjesë e Raportit të Komisionit Evropian për Malin e Zi, gjersa në Rezolutën e Parlamentit Evropian u theksua rëndësia e Kripores, si dhe nevoja e mbrojtjes së saj, si në nivel nacional ashtu edhe në atë ndërkombëtarë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top