Wednesday , October 16 2019
Lajmi i fundit

Policia: 18 KG DROGË SEKUESTROHEN NË SUKUBINË

Droga (4)Zyrtarët policor dhe doganor, me angazhimin e qenit zyrtar policor, zbuluan të hënën 18 kilogram “skunk” në automjetin në Pikën kufitare Sukubinë – Muriqan, ndërsa i pandehuri u arrestua, u tha në kumtesën e përbashkët të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së Tatimeve të Malit të Zi.

Theksohet se policia burgosi personin D.K. (26) nga Shkodra, i cili drejtoi makinën me targa të Shqipërisë, të tipit Mercedes Benz, dhe i cili, siç dyshohet, tentoi të kontrabandoi “skunk-un” nga Shqipëria në Mal të Zi.

Droga gjendej në 35 paketime dhe ishte e fshehur në pjesët e zbrazëta të automjetit.

“D.K., i cili u arrestua, me makinë dhe drogë iu dorëzua zyrtarëve të policisë kufitare të Shqipërisë për procedim të mëtejmë”, shtohet në kumtesë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top