Policia: ARRESTOHET ULQINAKU PËR TRAFIKIM TË EMIGRANTËVE

Policija, PoliciaPolicia në Ulqin arrestoi H.GJ. (56) nga ky qytet për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale kalimin ilegal të kufirit shtetëror dhe trafikim të njerëzve.

“Duke vepruar në bazë të dhënave operative, zyrtarët e policisë ndaluan dhe kontrolluan automjetin e tipit “VW” të cilin e drejtoi H.GJ. Me këtë rast në automjet u gjetën nëntë shtetas të huaj – emigrues.

Përpunimi kriminalistik tregon për dyshimin se i pandehuri kishte qëllim që këto nëntë persona, të cilët paraprakisht hynë ilegalisht në territorin tonë nga Republika e Shqipërisë, të trafikohen përmes kufirit shtetëror në vendet e Evropës Perëndimore”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…